JU QYTETI BIBLIOTEKA “VËLLEZËRIT MILADINOVCI”
Biblioteka e qytetit është themeluar në vitin 1945, ndërsa nga viti 1963 merr emrin “Vëllezërit Miladinovci”. Që nga viti 1974 të gjitha bibliotekat në Shkup integrohen në bibliotekën “Vëllezërit Miladinovci”.
Biblioteka kryen veprimtari bibliografike – informative, zhvillon dhe përparon prodhimin bibliotekar në qytet, furnizon, hulumton, mbledh, përpunon në mënyrë profesionale, informon, prezanton, popullarizon dhe jep për përdorim materiale bibliotekare.
Ajo disponon me një fond prej mbi një milion e gjysmë libra, publikime dhe lloje të tjera të materialeve bibliotekare.
Biblioteka e zhvillon veprimtarinë e saj në territorin e qytetit të Shkupit. Biblioteka e qytetit “Vëllezërit Miladinovci” është një institucion publik nga fusha e kulturës, themelues i së cilës është qyteti i Shkupit. Në organizimin e saj përbëhet nga 4 biblioteka qendrore, 12 degë dhe biblioteka lëvizëse “Bibliobus”, të shpërndara nëpër qytetin e Shkupit dhe paraqesin një shërbim bashkëkohor bibliotekar-informativ, qendër rajonale dhe edukative.
Rr. „Partizanski odredi“ nr.22, 1000 Shkup
Tel. + 389 (0) 2/ 3162 544
e-mail: biblmiladinovci@gbiblsk.edu.mk
https://gbsk.mk
Në organizimin e Bibliotekës së qytetit “Vëllezërit Miladinovci” bëjnë pjesë këto biblioteka qendrore:
Biblioteka “Strasho Pinxhur”
Biblioteka Qendrore “Strasho Pinxhur” është themeluar në vitin 1946 me bashkimin e disa bibliotekave më të vogla nga ana e Këshillit të Qytetit. Në vitin 1956 biblioteka u shpall bibliotekë komunale, ndërsa në vitin 1962 bibliotekë amë e komunës Kisela Vodë. Në vitin 1974, me tre bibliotekat e pavarura, integrohet dhe funksionon në përbërje të Bibliotekës së qytetit “Vëllezërit Miladinovci”. Në përbërje të kësaj biblioteke qendrore funksionojnë edhe 6 biblioteka – degë.
Rr. „11-ti Oktomvri“ bb, Komuna Qendër, 1000 Shkup
Тел. ++389 (02) 3128 306
e-mail: biblmiladinovci@gbiblsk.edu.mk
Biblioteka “Cvetan Dimov”
Biblioteka qendrore “Cvetan Dimov” është një nga bibliotekat më të vjetra në qytet. Daton nga viti 1947 dhe që nga fillimet e saj e deri më sot është multietnike, e vetmja e këtij lloji në Shkup. Sipas organizimit të saj, biblioteka “Cvetan Dimov” me 4 degët e saj është një segment shumë i rëndësishëm në mozaikun e bibliotekave që përbëjnë Bibliotekën e qytetit “Vëllezërit Miladinovci” – Shkup.
Rr. „Hristijan Todorovski Karposh“ nr.5, 1000 Shkup
Tel. +389 (02) 2602 009
e-mail: biblmiladinovci@gbiblsk.edu.mk
Biblioteka “Drugarchе”
Biblioteka “Drugarchе” është themeluar në vitin 1954 si bibliotekë për fëmijë, ndërsa nga viti 1974 shndërrohet në një bibliotekë bashkëkohore që i përgjigjet plotësisht sfidave të kohës së re dhe me integrimin e katër bibliotekave të pavarura në Shkup funksionon si bibliotekë qendrore në kuadër të Bibliotekës së qytetit “Vëllezërit Miladinovci”.
Biblioteka, me 2 degët e saj, u ofron lexuesve shumë shërbime, aktivitete kulturore dhe ngjarje.
Rr. „Nikola Rusinski“ nr.1, Komuna Karposh 3, 1000 Shkup
Tel. +389 (02) 3061-551
e-mail: biblmiladinovci@gbiblsk.edu.mk
Biblioteka lëvizëse BIBLIOBUS
Biblioteka lëvizëse – Bibliobus, ose bibliotekaria lëvizëse, është një automjet i përshtatur i pajisur me libra të dedikuar për nxënësit.
Bibliobusi, që nga formimi e deri më sot, ka për qëllim promovimin e librit, qasjen në informacione, zhvillimin e kulturës së leximit dhe krijimin e shprehisë për lexim tek popullata e fëmijëve.
Bibliobusi viziton disa lagje periferike dhe fshatra të Shkupit, përkatësisht 19 shkolla në fshatrat: Marino, Mralino, Bunardzik, Tekija, Mrshevci, Kuçevishtë, Sopishte, Sushicë, Orizari, Pripor, Dollno, Sredno dhe Gorno Konjari, Dobri Doll, Pobozhje, Dollno Sonje, Orman, Çiflik, Lisiçe, Trubarevo, Vollkovo.
Nxënësit janë të liruar nga pagesa për amortizimin e librave të huazuar.
Biblioteka lëvizëse punon pesë ditë në javë, nga shtatori deri në qershor, dhe viziton shkollat sipas një plani të përcaktuar më parë. Me Bibliobusin mundësohet qasje më e lehtë dhe popullarizim i librit edhe në ato vende që janë larg bibliotekave qendrore dhe degëve të tyre.

