JU QENDRA KULTURORE E FËMIJËVE – KARPOSH
JU Qendra Kulturore e Fëmijëve – Karposh është një institucion i njohur qytetar, me traditë më shumë se shtatë dekadash. Kjo Qendër realizon programe, seksione dhe punëtori kreative, moderne dhe interaktive që ndjekin dukuritë dhe trendet shoqërore, në përputhje me interesat e fëmijëve dhe të rinjve. Gjatë ekzistencës së saj ruan gjithçka që është e mirë dhe e plotëson me metoda bashkëkohore të punës, duke ndjekur nevojat dhe dëshirat e përdoruesve.
Aktivitetet e saj i orienton para së gjithash drejt grupit kryesor të synuar – fëmijëve dhe të rinjve, si përdorues të drejtpërdrejtë potencialë, pastaj drejt prindërve të tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në zhvillimin e nevojave kulturore, si dhe drejt bashkëpunëtorëve profesionalë nga fusha e kulturës dhe arsimit për fëmijë dhe të rinj. Ajo integron fëmijët nga mosha parashkollore deri në 17 vjeç në aktivitetet e Qendrës, ndërsa përmes saj i integron edhe në jetën shoqërore të qytetit dhe shtetit, përkatësisht mundëson një integrim didaktikisht të përshtatur të fëmijëve në jetën kulturore dhe shoqërore. Zhvillimi individual i fëmijëve është i orientuar drejt arritjes së stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë shoqërore, përmes aktiviteteve kreative, pedagogjike, argëtuese dhe krijuese.
Bazën e Qendrës e përbën anëtarësia masive e fëmijëve në seksione dhe përmbajtjet e ndryshme që ajo ofron dhe siguron, me gatishmëri të vazhdueshme për zhvillim duke ndjekur nevojat dhe interesat e tyre. Seksione aktive që ekzistojnë për dekada janë: arti figurativ, baleti, folklori, shahu, pastaj seksionet për mësimin e kitarës klasike, të instrumenteve popullore, të klarinetës, seksioni i ping-pongut, seksioni dramatik dhe kori i fëmijëve. Duke ndjekur trendet dhe nevojat e fëmijëve, Qendra përshtatet dhe hap me sukses edhe seksione të reja si seksioni për shkenca natyrore, seksioni për krijimtari multimediale, seksioni për printim 3D, si dhe punëtori të titulluara si “Këndi etno kreativ”, punëtori për filozofi për fëmijë… Me këtë paraqitet nevoja për krijimin e një fizionomie të njohshme dhe të qëndrueshme të Qendrës në të gjitha nivelet e jetës shoqërore, me qëllim që ajo të shndërrohet në një komunitet funksional të fëmijëve dhe një lidhje mes tyre dhe shoqërisë së konsoliduar. Në këtë mënyrë mundësohet një qasje e thjeshtë dhe e shpejtë e fëmijëve në të gjitha fushat interesante për ta, por edhe anasjelltas, hapet mundësia për pjesëmarrje aktive të të gjitha strukturave shoqërore në Qendër.
Nga ana e saj, Qendra i përvetëson dhe i zhvillon përmbajtjet dhe format bashkëkohore edukativo-pedagogjike përmes kontakteve të vazhdueshme me organizata të njëjta ose të ngjashme në vend dhe jashtë tij dhe përmes ndjekjes së trendeve ekzistuese në fushat përkatëse. Në këtë mënyrë Qendra merr dimensionin e një edukatori afatgjatë kulturor-shoqëror për fëmijët.
Qendra Kulturore e Fëmijëve – Karposh është institucion referent në fushën e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar në fushën e artit dhe kulturës së fëmijëve dhe është organizator dhe realizues i disa festivaleve dhe manifestimeve ndërkombëtare për fëmijë dhe të rinj në vend.
Bul. „Ilinden“ nr. 53, 1000 Shkup
Tel: 02 322 8-111, 075/463-787
e-mail: dkckarpos1@gmail.cоm
https://dkckarpos.org.mk
https://facebook.com/dkckarpos
https://youtube.com/@detskikulturencentarkarpos652 Инстаграм профил – dkckarpos

