SHTPIA E KULTURËS “KOÇO RACIN” – SHKUP
Shtëpia e Kulturës “Koço Racin”, në vazhdimësi që nga viti 1954, punon intensivisht për promovimin e të gjitha formave të veprimtarisë kulturore, me veprim edukativo-kulturor ndaj të gjitha grupmoshave të popullsisë, duke kultivuar nevojat e tyre të vërteta kulturore.
Shtëpia krijon dhe promovon programe të ndryshme kulturore dhe edukative me të cilat nxitet dhe transmetohet njohuria përmes përdorimit kreativ të kohës së lirë të qytetarëve, duke përmbushur nevojat e tyre për krijimtari personale. Gjithashtu punon për përmirësimin e ndërgjegjes publike për nevojat e fëmijëve me nevoja të veçanta, me qëllim ngritjen e cilësisë së jetës së tyre.
Aktivitetet programore realizohen sipas veprimtarive: letrare, figurative, edukativo-arsimore, muzikore dhe folklorike.
Veprimtaria letrare realizon program me qasje të balancuar ndaj të gjitha formave zhanrore të letërsisë maqedonase. Në veprimtarinë edukativo-arsimore realizohen përmbajtje informative, arsimore, kulturore, ekonomike dhe kërkimore-shkencore nga fusha të ndryshme. Në tribuna, ligjërata dhe debate që realizohen në cikle, marrin pjesë profesorë, akademikë, politikanë dhe gazetarë të njohur. Veprimtaria figurative ka tematikë të angazhuar, nga sfera e vlerave dhe karakteristikave specifike të mjedisit maqedonas.
Institucioni është i hapur dhe i disponueshëm për të gjitha llojet e bashkëpunimit: me institucionet e tjera kulturore, organizatat, institucionet arsimore, punonjësit kulturorë në qytet, qendra kulturore nga Evropa dhe qendra evropiane kulturore në RMV. Bashkëpunim me shtëpi botuese, individë dhe sektorin privat.
Rr. “Dimitrie Çupovski” nr.20a, 1000 Shkup
Tel-faks: 02 3163-739
e-mail : dk.kocoracin@gmail.com
http://dk-kocoracin.org.mk/

