QENDRA KULTURORE RINORE – SHKUP
Qendra Kulturore Rinore – Shkup është një institucion publik kulturor i themeluar në vitin 1972, i cili për më shumë se pesë dekada vepron në mënyrë të vazhdueshme në fushën e kulturës me një orientim të qartë drejt popullatës së re. Misioni kryesor i QKR-së është promovimi, mbështetja dhe zhvillimi i aktiviteteve kulturore të krijuara nga të rinjtë ose të dedikuara për ta, duke e bërë kështu Qendrën një hapësirë strategjikisht të rëndësishme në jetën kulturore dhe shoqërore të të rinjve në Shkup, por edhe në nivel kombëtar.
QKR funksionon si një platformë e hapur për shprehje të lirë kulturore, shkëmbim idesh dhe afirmim të vlerave bashkëkohore kulturore, duke prodhuar dhe promovuar ngjarje kulturore bashkëkohore dhe vepra artistike nga autorë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe duke mundësuar lidhjen dhe bashkëpunimin e tyre.
Veprimtaria programore e QKR-së përfshin ngjarje nga fusha të ndryshme, ndër të cilat ekspozita, koncerte, shfaqje teatrore, projeksione filmash, punëtori dhe debate, festivale – ndërkohë që paralelisht institucioni funksionon edhe si shërbim dhe mbështetje logjistike për shumë organizata joqeveritare dhe artistë të pavarur. Në kuadër të portofolit të saj programor, QKR është organizatore e tre festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare – Teatri i Hapur Rinor – MOT, festivali i filmit evropian CINEDAYS dhe festivali i muzikës së re ZDRAVO MLADI, duke forcuar më tej pozicionimin e saj ndërkombëtar.
Përveç kësaj, institucioni menaxhon edhe Qendrën Kreative për Fëmijë, të dedikuar për edukimin kulturor të më të vegjëlve, si dhe sallën e vetme të Planetariumit në shtet, me program të rregullt edukativ dhe publik.
Në kompetencë të QKR-së është edhe kinema “Millennium”, si degë e jashtme me ofertë filmike komerciale dhe autoriale.
Me një ekip punonjësish dhe koordinatorësh programorë me përvojë shumëvjeçare në menaxhimin kulturor, QKR paraqet një subjekt kyç dhe me burime të rëndësishme në sferën kulturore rinore, me orientim të qartë drejt zhvillimit të partneriteteve transnacionale dhe zhvillimit të qëndrueshëm kulturor.
Që nga viti 2021, QKR u bë anëtare e rrjetit ndërkombëtar të sallave të koncerteve LIVEUROPE, i cili mundëson mbështetje për artistë të rinj muzikorë nga Evropa, ndërsa në vitin 2018 festivali CINEDAYS u bë anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Asociacioneve të Prodhuesve të Filmit – FIAPF.
Kaj “Dimitar Vllahov” nr. 15, 1000 Shkup
Tel: +389 (0) 2 311 5225
е-mail: info@mkc.mk
https://kinomilenium.mk
https://cinedays.mk
https://mot.mk
https://zdravomladi.mk
https://facebook.com/mkc.mkd/?locale=mk_MK
Instagram.com/mkc_skopje/

