SALLA UNIVERSALE – SHKUP

Salla Universale nuk është vetëm objekt, por si një institucion kulturor dinamik që përshtatet, zhvillohet dhe vepron edhe jashtë mureve të saj fizike. Menjëherë pas tërmetit katastrofik në Shkup, në vitin 1963, filloi ndërtimi i Sallës Universale, si shenjë e përhershme e aksionit humanitar të donatorëve nga jashtë. Zyrtarisht, Salla Universale filloi punën më 1 janar 1966.

Salla Universale, si simbol i jetës kulturore të qytetit, edhe gjatë procesit të rindërtimit mbetet një faktor aktiv dhe relevant në skenën bashkëkohore kulturore. Në vend të mbylljes dhe pauzës, Salla Universale vazhdon misionin e saj përmes organizimit dhe prodhimit të ngjarjeve kulturore në hapësira të hapura, të qasshme për një publik të gjerë.

Në periudhën e kaluar, Salla Universale iniciroi dhe realizoi një sërë programesh të rëndësishme qytetare dhe festivalore, ndër të cilat janë Bela Noć, Festivali i Dritës, Srednoland, festivale të muzikës elektronike, Acoustic Square Festival; si dhe ngjarje të tjera më të vogla, por me koncept të fortë kulturor në hapësira të ndryshme publike në qytet.

Me këto aktivitete, Salla Universale: ruan vazhdimësinë e ofertës kulturore, aktivizon hapësirat publike si skena për kulturë, krijon formate të reja për prezantimin e muzikës, artit dhe produksionit bashkëkohor, dhe e afron kulturën më pranë qytetarëve në kontekstin e përditshëm urban.

Bul. „Partizanski odredi“ bb, 1000 Shkup
Tel: +38923245615
Faks: +38923245081
е-mail: info@univerzalna.com.mk
https://univerzalna.com.mk 

Scroll to Top